Shkurt.ch
Vërshimet marrin tagrin e tyre dhjetëramilionësh
Vetëm dëmet e shkaktuara në rreth 300 shtëpi, vlerësohen më shumë se dhjetë milionë franga
Vërshimet që kishin kapluar të hënën regjionin Berner Oberland kanë dëmtuar rreth 300 ndërtesa. Kompanitë ku këto ndërtesa ishin të siguruara vlerësojnë se dëmet e shkaktuara arrijnë në më shumë se dhjetë milionë franga.
Kjo shumë është e përafërt dhe mbështetet në përvojat e vërshimeve të mëparshme, ka thënë për mediet zvicerane një zëdhënëse e kompanisë që siguron ndërtesat në Kantonin e Bernës.
Nga njëqind shtëpi ose ndërtesa tjera janë dëmtuar në komunat Kandergrund dhe Frutigen, ndërsa në Kandersteg 40 sish.
Por dëmtime të rënda ka pësuar edhe infrastruktura. Ndërmarrja hekurudhore BLS vlerëson se infrastruktura e saj ka pësuar dëme në vlerë prej 5 deri 6 milionë frangash.
Disa miliona franga do të kushtojë po ashtu edhe meremetimi i rrugëve të dëmtuara nga vërshimet e fillimit të javës në regjionin e Bernës.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë










