Kosova

Vendimi i Kushtetueses, LDK-ja e VV-ja kërkojnë dorëheqjen e qeverisë

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konstatoi si antikushtetues ekipin negociator për dialogun me Serinë, kanë kërkuar dorëheqjen e Qeverisë dhe shkuarjen në zgjedhje.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, vlerëson se Gjykata ka folur qartë se ligji për dialogun është antikushtetues.
Ai tha se që nga sot ekipi dialogues dhe Qeveria duhet të japin dorëheqje dhe vendi të shkojë në zgjedhje, transmeton albinfo.ch.
Ndërsa deputetja Vjosa Osmani tha se ky vendim ka sqaruar që kompetencat e Qeverisë për ta zbatuar politikën e jashtme nënkupton përgjegjësi shtetërore.
Lëvizja Vetëvendosje e konsideron të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për delegacionin shtetëror. Në një konferencë për media, deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, ka thënë se Gjykata argumentoi se kompetencat e bisedimeve nuk mund t’i ketë delegacioni shtetëror. Haxhiu ka thënë se ata vazhdojnë ta kundërshtojnë presidentin dhe mënyrën e negociatave me Serbinë. “E vetmja zgjidhje qe e kemi, janë zgjedhjet e jashtëzakonshme”, ka thënë ajo.