Fun
Vendi evropian që nuk ka të papunë
Vendi, i cili ka papunësinë rekorde më të ulët dhe që ka nevojë për punëtorë, është Republika Çeke.
Republika Çeke ka regjistruar një papunësi rekorde të ulët në BE. Në tremujorin e katërt të vitit të kaluar ajo arriti në vetëm 3.6%. Bëhet fjalë për shkallën më e ulët të papunësisë në historinë e pavarur të Republikës Çeke.
Punësimi ka shënuar maksimumin historik dhe arrin në 72,9%. Kjo është e dhëna që në fillim të shkurtit e njoftoi Zyra Statistikore Çeke, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të reja, niveli i papunësisë në dhjetor 2016 ishte 3.7%, ndërsa pas saj është Gjermania me 4.1%.
Nga ana tjetër, vendi me normën më të lartë të papunësisë në BE mbetet Greqia, nga 23.0 për qind (në tetor). Spanja ndjek me 18.4 për qind, Qipro me 14.3 për qind dhe Italia 12 për qind.
Në nivelin e BE-së, shkalla e papunësisë sezonale kishte mbizotëruar në dhjetor në nivelin më të ulët, në pothuajse tetë vjetët e fundit, nga 8.2 për qind, të regjistruar në muajin nëntor 2016.
E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë» -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









