Shkurt.ch
Vendet e pasura kanë pranuar më së paku refugjatë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kina, Japonia, Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe janë vendet më të pasura në botë. Së bashku kanë pranuar vetëm 9 për qind të të gjithë refugjatëve.
Në gjashtë ekonomitë më të mëdha në botë jetojnë vetëm gati 9 për qind të refugjatëve. Sipas studimit të Oxfam, Shtetet e Bashkuara, Kina, Japonia, Gjermania, Franca dhe Britaninë e Madhe edhe pse përbëjnë gjysmën e fuqisë ekonomike botërore, pranojnë pak refugjatë.
Nga 2.1 milionë refugjatë që jetojnë në gjashtë shtete, një e treta janë të regjistruar në Gjermani. 1,4 milionë të tjerë jetojnë të ndarë në pesë vende të tjera. Në Britaninë e Madhe jetojnë pothuajse 170,000.
Mark Goldring është CEO i Oxfam në Britani dhe i bën thirrje vendit të tij për të bërë më shumë për refugjatët, raporton “Guardian”, përcjell albinfo.ch.
Sipas UNHCR-së, aktualisht 65 milionë njerëz janë në arrati, 40 milionë prej tyre kanë braktisur vendet e tyre. Mbi të gjitha, konflikti sirian ka bërë që numri i refugjatëve të rritet shumë vitet e fundit. 2.8 milionë sirianë janë tashmë në Jordani, 2.75 milionë në Turqi.
Shtatë milionë të tjerë refugjatë jetojnë në Pakistan e Liban, në territoret palestineze dhe Afrikën e Jugut. Ndryshe nga gjashtë vendet më të pasura, këto gjashtë vendeve në mënyrë të qartë janë shumë më të varfra. Ata së bashku përbëjnë më pak se 2 për qind të fuqisë ekonomike globale.
Siç shkruan UNHCR, organizatat në SHBA marrin mbështetjen më të madhe me 670 milionë franga. Në vendin e dytë është Bashkimi Evropian, si donatori më i madh me 250 milionë franga. Japonia me 150 milionë në vendin e tretë.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











