Koronavirusi: çast pas çasti
Vdes nga koronavirusi punonjësi i QKMF-së në Prizren
Pas pesë ditë ballafaqimi me COVID-19, Bashkim Qollopeku, punonjës në QKMF në Prizren, ka ndërruar jetë sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu.
“Ky ka rezultu pozitiv me datë 20 tetor, që i bie faktikisht me datën 20 e kemi marrë rezultatin, ndryshe ka qenë në spital. Pozita e tij ka qenë koordinator i informacionit”, tha ai.
Shehu po ashtu tregoi se nuk ka persona të tjerë në staf që janë të infektuar.
“Për momentin nuk ka tjerë të infektuar, në fakt, ka pasë por janë të shëruar, megjithatë ata të cilët janë të dyshuar ose që kanë simptoma, ne së paku 1 javë përpara i kemi dërguar në pushim”, shtoi ndër të tjera Shehu.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










