Shkurt.ch
Unia: “Pa të huajt nuk ka Zvicër”
Sikur të mos ishin punëtorët e huaj, shumë vende pune në Zvicër, veçmas në ndërtim dhe në shëndetësi do të mbeteshin të pambuluara

Unia, sindikata më e madhe e Zvicrës ka lancuar një fushatë kundër urrejtjes ndaj të huajve dhe kundër diskriminimit të tyre. Me moton “Pa ne nuk ka Zvicër”, kjo sindikatë, siç shkruan në komunikatën e saj, dëshiron të japë një sinjal kundër klimës së distancimit, e cila është duke mbretëruar aktualisht në Zvicër.
Sepse, vazhdon komunikata, sikur të mos ishin punëtorët e huaj, shumë vende pune në Zvicër, veçmas në ndërtim dhe në shëndetësi do të mbeteshin të pambuluara. Por, në vend të mirënjohjes, shpesh herë këta njerëz marrin diskriminimin nga shoqëria e këtushme.
Në kuadrin e fushatës janë paraparë një numër aksionesh nëpër sheshe publike.
Fushata pritet të zgjasë katër muaj. Në përmbyllje të saj, më 17/18 dhjetor është paraparë të mbahet një simpozium ndërkombëtar mbi migracionin, për mbajtjen e të cilit qe vendosur në muajin shkurt, në forumin social botëror të mbajtur në Dakar të Senegalit.
E-Diaspora
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara "Kam krijuar një art që flet, frymëzon dhe proteston! Është një thirrje për drejtësi dhe një...
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
-
Gjuha shqipe hyn në komunikimet zyrtare të shkollave publike në Nju Jork
-
Shqiptarja nga Amerika kurorëzohet me “Miss Globe USA 2025”
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€