Jeta në Zvicër

Dy dele ngordhin nga sulmi i një ujku

“Si pasojë e kontrolleve të fotografive, ne mund të konfirmojmë plot siguri se dy delet kanë vdekur si pasojë e sulmit nga ujku,” tha më tej Annen.

Të premten e kaluar, më 12 tetor, një ujk ka sulmuar dy dele në Volligen, komuna Seelisberg e Zvicrës, shkruan “Luzerner Zeitung”. Lajmin e ka konfimuar edhe drejtori i Zyrës Federale për Pylltari dhe Gjueti në Kantonin Uri, Beat Annen, të martën, përcjell albinfo.ch.

Pas sulmit të ujkut, të gjithë fshatarët e zonës kanë marrë një sms-alarmi për t’u ruajtur, veçanërisht bagëtinë nga sulmet eventuale të ujqve.

“Si pasojë e kontrolleve të fotografive, mund të konfirmojmë plot siguri se dy delet kanë ngordhur si pasojë e sulmit nga ujku”, tha më tej Annen.

Në mes të korrikut ndodhi një sulm i ngjashëm ndaj bagëtive dhe fshatarët zviceranë dyshojnë se bëhet fjalë për të njëjtin ujk. Kjo do vërtetohet pas dëshmive laboratorike të ADN-së.