Jeta në Zvicër
Çfarë kërkonte fotoja e kampit nazist në faqen e komunës zvicerane
Me foton e mbishkrimit të njohur nga kampet e përqendrimit, komuna Schattdorf ka dashur të informojë për mbylljen e administratës gjatë festës
Një fotografi e pazakontë është gjetur të martën në mëngjes në faqen e internetit të komunës së Schattdorf në kantonin Uri, transmeton albinfo.ch.
Për të treguar se komuna do të jetë e mbyllur në festën fetare më 15 gusht, administrata e komunës ka vendosur një foto me fjalët “Puna të bën të lirë”. “Mbyllur të hënën, 15 gusht 2022! Ju urojmë pushime të këndshme! Administrata juaj komunale, Schattdorf”, thuhet në hyrje të faqes së internetit.
Slogani “puna të bën të lirë” është përdorur nga nazistët gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ai vihej në portat hyrëse të kampeve të ndryshme të përqendrimit, shkruan 20minuten.ch. Fotografia në faqen e internetit të komunës Schattdorf ishte nga një portë e ish-kampit të përqendrimit Dachau, afër Mynihut. Ky ishte kampi i parë i operuar nga nacionalsocialistët. Schutzstaffel (SS) ka trajnuar personelin atje, i cili üpastaj është vendosur në kampe të tjera përqendrimi. Aty janë kryer edhe eksperimente mjekësore mbi të burgosurit.
Ky slogan është përdorur edhe në kampet e tjera të përqendrimit nazist, duke përfshirë Aushvicin, ku janë vrarë rreth 1.1 deri në 1.5 milionë njerëz.
Komuna kërkon falje për ‘gabimin e turpshëm’
Është një “gabim i turpshëm i bërë nga një punonjëse, pa ndonjë qëllim të fshehtë”, thotë drejtori menaxhues Daniel Münch në emër të komunës Schattdorf dhe në emër të punonjëses, përcjell albinfo.ch. Punonjësja e kishte marrë tekstin e sloganit fjalë për fjalë dhe nuk ishte në dijeni se ai kishte një kontekst të nacionalsocializmit.
“Ajo nuk është antisemite,” thotë ai, duke kërkuar falje për gabimin. Thjesht, e ka zgjedhur foton “në mënyrë të pavetëdijshme dhe pa njohje të kontekstit historik”.
Faqja e internetit e komunës pas kësaj përkohësisht nuk ishte e padisponueshme. Fotografia me sloganin problematik tashmë nuk është e dukshme.
Të ngjashme
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














