Kosova
Turqia mbështet Kosovën për Interpol
“Marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Republikës së Turqisë janë të mira dhe këtë frymë mirëkuptimi të ndërsjellë do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen. Republika e Turqisë do të ketë një rol të veçantë në përkrahje të Kosovës për anëtarësimin në INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare si dhe në shtimin e njohjeve të reja për Kosovën”, kështu tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, njofton zyra për media e ZKM.
Duke vlerësuar bashkëpunimin e mirë që ka Kosova me Republikën e Turqisë, kryeministri Haradinaj tha se Turqia është dhe vazhdon të mbetet partner strategjik në fushën e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe të sigurisë.
Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministrin Çavusoglu për zhvillimet e fundit në Kosovë, për progresin e Kosovës në rrugën euroatlantike, rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare si dhe për angazhimin e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, liberalizimin e vizave si dhe për procesin e njohjeve.
Kryeministri Haradinaj e ka falënderuar ministrin Çavusoglu për mbështetjen që ka dhënë dhe po vazhdon të jep Turqia në forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe subjektivitetit ndërkombëtar.
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritje, duke konfirmuar angazhimin e shtetit të tij për proceset zhvillimore në Kosovë, për mbështetjen e Kosovës në rrugën euroatlantike dhe për anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare.
Në takim, po ashtu është biseduar edhe për rolin e komunitetit turk në institucionet e vendit dhe shtendërtimin e Kosovës, për të cilën kryeministri Haradinaj tha se të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë kanë të drejta të afirmuara, poashtu edhe komuniteti turk është i përfaqësuar në të gjitha institucionet e Kosovës.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












