Uncategorized
Turqia dëbon 150 luftëtarë të huaj
Autoritetet turke kanë deportuar 150 luftëtarë të huaj në vendet e tyre të origjinës, që kur Ankaraja filloi programin e kthimit të tyre, më 11 nëntor 2019.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Ismail Catakli.
Turqia po mban qindra luftëtarë të dyshuar të grupit ekstremist të ashtuquajtur Shteti Islamik (IS).
Zyrtarët turq filluan procesin e riatdhesimit të tyre, pavarësisht thirrjeve të disa vendeve evropiane që të dyshuarit të gjykohen në vendin ku e kanë kryer krimin.
Qindra luftëtarë të huaj ranë në duart e forcave turke, pas ofensivës së Turqisë në veri të Sirisë, e cila kishte për qëllim të dëbojë forcat kurde, përcjell albinfo.ch.
Më 14 nëntor të vitit 2019 Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, u bëri thirrje anëtarëve të koalicionit që luftojnë grupin militant ekstremist Shteti Islamik (IS) që të kthejnë në vendet e tyre xhihadistët dhe të rrisin fondet për të rindërtuar infrastrukturën në Irak dhe Siri, vende këto të shkatërruara nga konflikti.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










