Integrimi
Tubim festiv kushtuar Flamurit në Biel/Bienne
Në njërën ga sallat më të mëdha të qytetit Biel/Bienne, të shtunën mbrëma, në mënyrë impozante është shënuar 98 vjetori i Shpalljes së pavarsisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit kombëtar.
Kishin ardhur të festonin së bashku rreth 500 pjesmarrës; burra, gra, të rinjë e të reja. Madhështinë e këti tubimi e shtuan sidomos nxënësit e shkollës shqipe së bashku me mësueset e tyre Saime Isufi dhe Zarife Ziberi, të cilat kishin përgaditur programe kulturore me këngë, valle e poezi kushtuar dëshmorëve të lirisë dhe Flamurit Kombëtar.
Në mesin e kësaj atmosfere të ngrohët, ishin të pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Mehmet Elezi dhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Naim Malaj, të cilët në fjalën e tyre uruan të gjithë të pranishmit për këtë ditë feste dhe kërkuan që fryma e bashkimit dhe unitetit rreth flamurit të mbretërojë kudo ndër shiqptarë.
Lidhur me rëndësinë e madhe historike që ka data 28 Nëntor 1912, para të pranishmëve foli, veprimtari shumëvjeçar në Zvicër, Ismet Rashiti. Rashiti paraqiti rrugën e gjatë e shumë të mundimëshme nëpër të cilën eci populli shqiptar deri në shpalljen e pavarsisë dhe pastaj pas coptimit të saj deri në Pavarsinë e Kosovës që lidhet me rezistencën gjithëpopullore të shqiptarëve.
Pastaj me një fjalë rasti u paraqit edhe veprimtarja shqiptare, Valentina Smajli, anëtare e Kryesisë së Partisë socialiste të Zvicrës, e cila njëherit njihet si njohëse e mirë e intergrimeve.
Të pranishmit i përshëndeti edhe i Partisë Social demokrate të Zvicrës, përfaqësuesja e shkollës shqipe, Saime isufi, kryetari i Partisë së Drejtësisë , Ferid Agani, si dhe tä po të njejtës parti për në Zvicër, Naser Mustafa, si dhe përfaqësuesi i LDD-së, Sadri Thaçi.
Interesim të madh zgjoi edhe monologu i aktorit të mirënjohur në Zvicër, Adem Kica, i cili u mirëprit me duartrokitje të gjata. Poashtu në skenë shkëlqeu edhe SHKA “Besa” e udhëhequr nga Adem Brahimi.
Të pranishmit me disa këngë i argtoi edhe solisti, Ekrem Rama, nën tingujt e muzikës së tij të pranishmit valllëzuan deri vonë së bashku.
I gjithë ky program i larmishëm festiv u moderua nga të rinjtë e talentuar, Aurora Zyberi dhe Ardian Tahiri.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify Bebe Rexha arrin 100 milionë dëgjime në Spotify me “New Religion” ... -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit -
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












