Kosova
Mërgimtarët përfundojnë pushimet, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës
Ndërkohë, në hyrje të Kosovës, pritjet janë përgjithësisht më të shkurtra.
Mërgimtarët që po përfundojnë pushimet në Kosovë kanë nisur të përballen me pritje në disa prej pikëkalimeve kufitare, kryesisht në dalje të vendit, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku në dalje nga Kosova qytetarët po presin deri në 60 minuta.
Pritje janë raportuar edhe në pika të tjera kufitare. Në Jarinjë pritjet në dalje arrijnë deri në 25 minuta, ndërsa në Merdarë deri në 15 minuta.
Në pikëkalimet e tjera kufitare nuk janë raportuar pritje të gjata në dalje të Kosovës.
Ndërkohë, në hyrje të Kosovës, pritjet janë përgjithësisht më të shkurtra. Koha më e gjatë e pritjes është raportuar në Merdarë, ku qytetarët po presin deri në 15 minuta, ndërsa në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje të konsiderueshme.
Rritja e fluksit në dalje të Kosovës lidhet me kthimin e mërgimtarëve pas përfundimit të pushimeve verore, ndërsa autoritetet kufitare vazhdojnë të monitorojnë situatën në të gjitha pikëkalimet. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës Sopranoja shqiptare do të ndajë skenën me tenorin e njohur ndërkombëtarisht Piotr Beczała, në koncertin që... -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë -
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci











