Kosova
Tri universitete publike në Kosovë sivjet nuk mund të pranojnë studentë
Universiteti i Prizrenit, i Mitrovicës dhe ai i Pejës nuk do të mund të pranojnë studentë për këtë vit, përcjell albinfo.ch.
Kjo për shkak se Këshilli Shtetëror për Cilësi (KSHC) nuk i ka akredituar për sivjet, përfshirë edhe disa kolegje private.
Pas këtij njoftimi, në disa media të Kosovës qarkulloi lajmi për “mbylljen e këtyre tri universiteteve”. Organizata për Rritjen e Cilësisë në arsim ka reaguar ndaj këtyre lajmeve, duke sqaruar se bëhet fjalë vetëm për mosakredtitim.
“ORCA si organizatë monitoruese e KSHC-së sqaron mediet dhe publikun se Universitetet e Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës nuk mbyllen, mirëpo atyre nuk u lejohet regjistrimi i studentëve për këtë vit, ndërkohë që ato mund të aplikojnë sërish vitin e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e ORCA-s.
Kurse kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, këtë vendim të KSHC-së e ka vlerësuar si të papranueshëm, teksa ka paralajmëruar se do të marrë masa për “zgjidhjen e kësaj situate”.
Edhe kryeministri Haradinaj, mosakreditimit të këtyre tri universiteteve, i është referuar si mbyllje.
“Është i papranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri universiteteve publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren. Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin. Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkretë në zgjidhjen e kësaj situate”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











