Shqipëria
Tirana, destinacioni i parë mikpritës i turistëve të huaj në Shqipëri
Për turistët e huaj fillim i pranverës në Tiranë është më i preferuari. Këto ditë, kur temperaturat u ngjasojnë atyre të verës, rrugët e kryeqytetit janë të mbushura me turistë të huaj.
Gjatë një vëzhgimi nga Agjencia Telegrafike Shqiptare, përcjell albinfo.ch, këto ditë grupet e turistëve i gjen kryesisht përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, tek “Piramida”, por edhe në muzeumet e Tiranës, ku mund të mësojnë më shumë për kulturën dhe traditën shqiptare.
Turistët që gjenden në Tiranë në këtë periudhë janë kryesisht nga Izraeli, Gjermania, Italia dhe nga Kina.
Grupet e turistëve në Tiranë i sheh me aparate fotografike në duar, ku fokusojnë ndërtesat dhe pikat më interesante që kryeqyteti ofron.
Turistët nga Gjermania, Izraeli dhe Italia dhanë përshtypjet e tyre për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, ku veçuan kuzhinën tradicionale dhe njerëzit shumë miqësorë që vendi ynë ka.
Ata gjithashtu u shprehën se vinin për herë të parë në Shqipëri dhe i dukej shumë bukur këtu dhe ishin mjaft të impresionuar nga kultura, arkitektura e Tiranës si dhe nga historia e vendit tonë. Gjithashtu këta turistë përveç Tiranës ,do të vijonin turneun e tyre drejt Veriut të Shqipërisë për të eksploruar bukuritë që ofrojnë këto vende.
Tirana është pa dyshim një nga qytetet më të gjalla e më në shndërrim të Europës Juglindore. Ajo është kthyer në një qendër atraksioni turistik për turistë të huaj nga rajoni, Europa, por edhe më gjerë. Transformimi që po pëson Tirana po zë gjithashtu hapësira në revistat më të njohura të botës.
Në vetëm 15 kilometra katrorë sipërfaqe, në Tiranë mund të shijosh thuajse të gjitha format e turizmit, duke nisur nga ai kulturor, historik, duke vijuar te turizmi arkitekturor e kulinar, e mandej te turizmi malor dhe i aventurës.
Disa prej pikave atraktive që mund të vizitojnë turistët e huaj në Tiranë, por dhe në rrethina janë Mozaiku i Tiranës, Kulla e Sahatit, Xhamia e Et’hem Beut, Tyrbja e Kapllan Pashës, Kalaja e Tiranës, qendra e Tiranës “Ansambël Monumental”, Ura e Tabakëve, Kalaja e Petrelës, Muzeu Historik Kombëtar, “Bunk’art”, “Shtëpia e gjetheve”.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











