Fun
Aktori Til Schweiger shfryn kundër racistëve dhe ndërton një shtëpi refugjatësh
Unë nuk e kuptoj se si gjermanët dalin në rrugë për të protestuar kundër islamizmit dhe radikalizmit dhe pastaj nuk duan t`i ndihmojnë ata që kanë ikur pikërisht nga radikalizmi islamik”
Aktori i popullarizuar gjerman i filmit, Til Schweiger ka deklaruar në shtypin e të dielës se është duke ndërtuar mbi baza private një shtëpi për strehimin e azilkërkuesve. Ai nuk ka ofruar shumë të dhëna rreth ndërtimit por preokupimin e tij me fatin e refugjatëve e ka dëshmuar edhe më parë, në faqen e tij të facebook-t në të cilën ka 1.3 milion fansa, shkruan “Süddeutsche Zeitung”.
Një vajzë 12 vjeçe e lut heroin e saj nga kinemaja që në faqen e tij të internetit të shpërndajë një apel për ndihmë refugjatëve. E thënë, e bërë.
Në vazhdim tema dramatizohet dhe në faqen e tij të facebook-ut ndizet një debat i shëmtuar racist. Aq i shëmtuar sa që Schweiger detyrohet që pjesëmarrësit më agresivë t`i dëbojë nga faqja e tij, duke ua dhënë edhe porosinë shembullore “zhdukuni nga faqja ime, transmeton albinfo.ch. Ju nuk guxoni ta shfryni urrejtjen dhe marrëzinë tuaj te unë…”.
Pastaj ai në një intervistë që dha për gazetën “Bild am Sonntag” ra në sy me deklarime të forta ndaj atyre që përhapin urrejtje ndaj refugjatëve. “Unë nuk e kuptoj se si gjermanët dalin në rrugë për të protestuar kundër islamizmit dhe radikalizmit dhe pastaj nuk duan t`i ndihmojnë ata që kanë ikur pikërisht nga radikalizmi islamik”.
Schweiger me këtë rast ka deklaruar se së bashku me miqtë do të ndërtojë një shtëpi refugjatësh qe do të jetë shtëpi model, përcjell albinfo.ch mediet gjermane. Këtë do ta bëjë në Osterode am Harz në landin Niedersachsen, në një kazermë të braktisur. Ai ka shtuar se kontrata për këtë ndërtim është punë e kryer.
Krahas kësaj Til Schweiger planifikon edhe ngritjen e një fondacioni për fëmijët e traumatizuar.
E-Diaspora
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA Mary Camaj në ditën e saj të diplomimit ka veshur xhubletën, duke marrë kështu pjesë në...
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
Jeta në Austri
-
Si po e bën Austria më të lehtë imigrimin e punonjësve të huaj shëndetësorë? Plakja e popullsisë së Austrisë dhe mungesa e punonjësve të kujdesit shëndetësor janë ndër sfidat kryesore...
-
A mund të blejnë të huajt prona në Austri?
-
A mund të marr nënshtetësinë austriake dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Kandidatja austriake për eurodeputete viziton Zubin Potokun
-
Kandidati për eurodeputet, Lukas Mandl vizitoi meshën shqipe në Vjenë