Sport
Tifozët kuqezi do të përkrahin kuqezinjtë në Spanjë
Ky grupim i tifozëve ka njoftuar se do të përkrahin kuqezinjtë edhe në përballjen ndaj spanjollëve, derisa të interesuarit duhet të lajmërohen deri më 28 shtator
Tifozët kuqezi gjithmonë kanë përkrahur Kombëtaren shqiptare dhe kështu do të bëjnë edhe për ndeshjen ndaj Spanjës, që luhet më 6 tetor, shkruan albinfo.ch.
Ky grupim i tifozëve ka njoftuar se do të përkrahin kuqezinjtë edhe në përballjen ndaj spanjollëve, derisa të interesuarit duhet të lajmërohen deri më 28 shtator.
“Të dashur tifozë, pas transfertës në FYROM, TKZ do vazhdojë rrugëtimin e saj drejt Spanjës në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Kombëtares tonë. Për këtë arsye, ju njoftojmë që kemi filluar rezervimet për këtë ndeshje. Për më shumë informacione nxitoni të kontaktoni përfaqësuesin e rrethit apo shtetit ku jetoni. Afati i fundit për rezervim: 28 Shtator! Ndeshja luhet më 6 tetor 2017, nga ora 20.45 në stadiumin ‘Estadio Jose Rico Perez’, Alicante. E përjetshme është Shqipëria!”, shkruhet në postimin e grupimit.
Për dallim nga ndeshjet si vendas, tifozët “Kuq e Zi”, janë në bojkot kur Shqipëria luan si vendas për shkak se janë të pakënaqur me trajtimin e policëve.
E-Diaspora
-
Mërgimtarët dërguan 692 milionë euro në Kosovë gjatë gjashtë muajve të parë të 2026-s Remitancat janë rritur për 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar,... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Itali
Kopshti i ri në Montevarchi merr emrin e Nënë Terezës -
Gjeneva sot kuq e zi: Shqiptarët protestojnë kundër vendimit të Gjykatës Speciale -
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












