Tematike
Thirrje për një fushatë zgjedhore të ndershme
Thirrja për “Fair Play” në fushatën zgjedhore jep një sinjal të qartë kundër shpifjeve, përjashtimit dhe të racizmit.
Në thirrjen për “Fair Play në fushatën zgjedhore”, organizatat joqeveritare, bashkësitë fetare, sindikatat dhe Komisioni Federal Kundër Racizmit (KFR) bëjnë thirrje publikut për t’u dëgjuar zëri i tyre në luftën kundër racizmit dhe diskriminimit gjatë fushatës zgjedhore.
Loja e ndershme nuk bëhet vetëm në sport, por edhe në politikë si dhe në jetën e përditshme. Grupet e lartpërmendure bëjnë apel që kjo ndershmëri të aplikohet. Në një demokraci fushata zgjedhore përbëhet nga debatet politike, gjatë të cilave çështjet e ndjeshme duhen të prekën po ashtu.
Por, një fushatë me theksime raciste, e cila përjashton, stigmatizon ose kriminalizon disa persona për shkak të kombësisë, gjuhës ose fesë ndez konflikte dhe nuk lejon zhvillimin e debatit politik.
Të demonstrosh lojë të ndershme gjatë fushatës zgjedhore, të zhvillosh një bisedë për çështjet e diskutueshme në mënyrë objektive dhe jo në kurriz të tjerëve, duke injoruar të drejtat e tyre ose duke i diskriminuar.
Organizatat përgjegjëse ftojnë publikun që të mobilizohet për një fushatë zgjedhore pa diskriminim e racizëm, duke nënshkruar thirrjen në internet në www.fairplay elections.ch. Qëllimi i këtyre grupeve është që të mbledhin 50.000 nënshkrime para zgjedhjeve federale të 23 tetorit 2011. Ata shpresojnë të japin një sinjal të qartë kundër shpifjeve, përjashtimit dhe racizmit në fushatën zgjedhore.
Personalitete të shoqërisë politike, kulturore e fetare janë mobilizuar për këtë fushatë për nënshkrime dhe e mbështesin atë duke bërë një deklaratë personale të publikuar në faqen e internetit www.fairplay-elections.ch.
E-Diaspora
-
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më i riu ishte futur në bagazh Ai ishte i vetëdijshëm për rreziqet e transportimit të tyre, por thjesht nuk kishte më vend... -
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave













