Lajme
Thaçi, BE-së: Mos e ulni nivelin e përfshirjes në dialog me emisar pa kredibilitet
Para Samitit të Zagrebit që do të mbahet në muajin maj në Kroaci, Bashkimi Evropian pritet të emërojë një Përfaqësues Special për dialogun Kosovë-Serbi. Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, spanjolli Josep Borell.
Një prej emrave më të përfolur për t’u marrë me dialogun Prishtinë-Beograd është ai i kryediplomatit Miroslav Lajcak.
Megjithatë, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk po i pëlqen fakti që BE-ja do të merret me dialogun me zyrtar të nivelit më të ulët.
Sipas tij, zgjedhja e një emisari pa besueshmëri nuk i ndihmon procesit dhe përpjekjeve për arritjen e një marrëveshjeje.
“Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet nuk i ndihmon këtij qëllimi. BE-ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”, ka shkruar Thaçi në Twitter, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese












