Lajme
Tërmeti në Turqi: S’ka të dhëna për ndonjë kosovar të prekur
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se ende nuk kanë të dhëna për ndonjë bashkëkombës që mund të jetë prekur nga tërmeti në Izmir të Turqisë.
Kryediplomatja mes tjerash thotë se identiteti i viktimave ende nuk është konfirmuar.
Po ashtu Haradinaj-Stublla bën të ditur se ka komunikime të vazhdueshme me Ambasadën e Kosovës në Ankara.
“Deri tani, nga komunikimet e vazhdueshme të Ambasadës sonë në Ankara nuk kemi të dhëna për ndonjë bashkëkombës tonin që mund të jetë prekur nga fatkeqësia e sotme në Izmir, ndonëse identiteti i viktimave ende nuk është konfimuar”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Twitter, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”











