Shkurt.ch
Tërmeti në St. Gallen, pasojë e shpimeve gjeotermike
Nga e mërkura në rrethinën e vendit ku po bëhet shpimi janë regjistruar rreth 100 dridhje të dobëta. Kulmi ka qenë tërmeti i sotëm që është nidier në regjionin e gjerë të Zvicrës lindore
Tërmeti prej 3.6 shkallësh i regjistruar në mëngjesin e të shtunës në Herisau (Appenzel/AR) ka qenë i rezultat i shpimeve gjeotermike që po bëhen në Sittertobel, në afërsi të St. Gallenit. Kjo ka qenë arsyeja për ndalimin e përkohshëm të këtyre shpimeve, ka thënë sot në një konferencë shtypi Stefan Wiemer, drejtor i shërbimit sizmik të Zvicrës. Ai ka thënë më tutje se fillimisht do të bëhet vlerüesimi i të dhüenave dhe do të stabilizohet zgavra e hapur, shkruan nzz.ch.
Sipas tij, që nga e mërkura në rrethinën e vendit ku po bëhet shpimi janë regjistruar rreth 100 dridhje të dobëta. Kulmi ka qenë tërmeti i orëve të hershme të mëngjesit të sotëm me shkallë 3.6 të Richterit., që është ndier në regjionin e gjerë nga liqeni Bodensee deri në Appenzell.
Kryetari i qytetit St. Gallen ka thënë se gjendja është nën kontroll dhe se tashmë është krijuar një shtab krize për të trajtuar rastin.
Sipas deklarimit të një inxhinieri pjesëmarrës në projektin e shpimit, të premten gjatë përgatitjeve për një testim në thellësinë mbi 4000 metra ka ndodhur një shpërthim i papritur gazi me presion të madh. Për të penguar këtë, në gropë janë pompuar 650 kubikë ujë dhe. Kjo mund të ketë shkaktuar dridhjen e tokës.
Shpime të thella gjeotermike për ë siguruar burime të ujit të nxehtë janë bërë edhe në disa qytete të Zvicrës dhe janë ngritur edhe më parë shqetësime për ndikimin e mundshëm të tyre në stabulitetin e tokës në afërsi.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ftesë në botën e gjuhës, të krijuar nga Drita Ademi Në Cyrih ajo do të lexojë pjesë nga poezitë dhe nga romani i saj i parë... -
Libri “Katërstinori” i Tonin Nikollit promovohet në Cyrih dhe në Bernë -
Dy kushërinj shqiptarë dënohen në Lucern për trafik droge dhe pastrim parash -
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë -
“15 vjet albinfo.ch”, motoja e numrit më të ri të magazinës albinfo.ch
Jeta në Austri
-
Tre shqiptarë në mesin e gjashtë të arrestuarve në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë Policia austriake ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim të drogës gjatë një operacioni pranë... -
Vjenë
Rinesa Dinaj me karrierën shkencore në Vjenë, specializohet në mikrobiologji molekulare -
Si të kontrolloni rrezikun e përmbytjeve para se të merrni me qira ose të blini një shtëpi në Austri? -
Austria planifikon pushim të paguar për gratë pas abortit spontan -
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri”












