Uncategorized
Tenori kosovar me famë botërore, pjesë e UÇK-së
Ai përmes një postimi në Facebook, iu ka përgjigjur sfidës tashmë virale në rrjete sociale “20 years challenge” [20 vjet ndryshim].
Lahaj që ka ngjitur skenat më të njohura botërore të operës, ka thënë se dikur ishte ushtar në luftë, derisa sot është ushtar në paqe, shkruan kk, përcjell albinfo.ch.
Madje, ai ka zgjedhur që me krahasimin e fotografive nga koha kur ishte ushtar në vitin 1999 dhe nga interpretimi në Operan e Barcelonës në vitin 2019, të shkruajë edhe disa fjalë shumë motivuese që secili të ndjekë ëndrrat.
Postimi i plotë i Ramë Lahajt:
20 vjet ndryshim.
Ushtar në luftë, ushtar në paqe.
“Bonu luftëtar i fuqishëm i jetës tande dhe fito të gjitha betejat që ia ke vënë vetës për synim. Projekto dhe realizo strategjinë për luftën tande. Mos u bon qyqar e me kalu kohën tuj u ankue se jeta asht e vështirë dhe hiç gjë s’shkon qysh duhet! Bonu ushtar i denjë dhe mos lë front të ëndrrave të tua pa e fitue.
Kësaj herë t’fala nga Opera e Barcelonës, një prej fronteve të mia që sot më bon krenar që e fitova me nder”.
Foto e marrë gjatë luftës në Kosovë. Viti 1999 dhe tjetra gjatë paqes në Barcelonë. Viti 2019.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










