Sport
Tefik Bajrami mbron titullin e Kampionit Evropian WBU
Ai do të boksojë për të mbrojtur titullin e Kampionit Evropian në versionin WBU, të fituar më 3 tetor në luftën kundër hungarezit Attila Makula
Tefik Bajrami ose «Uragani Shqiptar», Kampion Evropian në boks, më 3 prill në Lucern të Zvicrës do të ketë ndeshjen e tij të radhës. Ai do të boksojë për të mbrojtur titullin e Kampionit Evropian në versionin WBU, të fituar më 3 tetor në luftën kundër hungarezit Attila Makula, të mbajtur në Podujevë, vendlindjen e boksierit.
«Uragani shqiptar» ka deri tash gjithsej 10 ndeshje të zhvilluara në boksin profesionist, 9 nga të cilat i ka fituar dhe 6 me nokaut.
Uragani shqiptar është në formën shumë të mirë dhe dalngadal bëhet gati për sfidën e radhes. Kundërshtari akoma nuk është bërë i njohur nga Federata WBU.
Duhet të ceket se Tefik Bajrami përpara ka qenë karateist (një herë Kampion i dhe njëherë Nënkampion i Evropës), pastaj Kampion i Zvicrës dhe i botës në tajboks amator, për të kaluar pastaj në boksin amator kur mbas 3 ndeshjeve bëhet kampion zviceran.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë











