Kosova

Të premten, protestë kundër shtrenjtimit të sigurimit të veturave

Grupi “Marakli t’kerreve” të premten, më 22 nëntor, me fillim nga ora 13:00 organizojnë protestë kundër vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimeve të veturave për 26 për qind.

“Nga data 15 nëntor ka hyrë në fuqi vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës për shtrenjtimin e sigurimit të automjeteve për 26%. Duke e ditur këtë fakt, i cili prek xhepat e secilit qytetar dhe përkeqëson edhe më tutje gjendjen tonë ekonomike, ne si komuniteti më i madh i veturave në Kosovë dhe më gjerë nuk do të rrimë duarkryq, prandaj më 22 NËNTOR 2019 (e premte) nga ora 13:00 grupi “Marakli t’kerreve” organizon protestë me qëllimin e vetëm, atë të kundërshtimit të këtij vendimi. Protesta do të mbahet në rrugën “Luan Haradinaj” pranë BQK-së. Ne ftojmë çdo qytetarë, organizata, media si dhe çdo palë tjetër të interesuar të na bashkohet në mënyrë që të arrijmë synimet tona“, shkruan në njoftimin e ‘Marakli t’kerreve’, përcjell albinfo.ch.