Tematike
Të huajt me “Vizë F” duhet të lejohen të udhëtojnë jashtë Zvicrës
Në kundërshtim me qëndrimin e Partisë së Qendrës (Mitte) dhe SVP, vendimi është marrë me 105 vota pro ndaj 82 kundër
Personat e pranuar përkohësisht në Zvicër (me “Vizë F”) duhet të lejohen të udhëtojnë brenda zonës sëSh engenit. Sipas vendimit të Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës, atyre duhet tu lejohen udhëtimet për trajnime, për vizita tek anëtarët e familjes ose për pjesëmarrje në ngjarjet kulturore dhe sportive.
Shumica e deputetëve të Dhomës Nacionale janë shprehur kundër ndalimit absolut të udhëtimi në ligjin përkatës që u shqyrtua në punimet e parlamentit të martën, raporton SDA.
Duke pasur kundërshtimin e Partisë së Qendrës (Mitte) dhe SVP, Dhoma ka vendosur me 105 vota pro ndaj 82 kundër dhe 5 abstenime për të parashikuar përjashtime nga ky ndalim.
Përjashtimet ishin një propozim kompromisi, i bërë nga komisioni këshillimor.
Gerhard Pfister (qendra) ka hedhur poshtë përjashtimet për zonën Shengen, transmeton albinfo.ch. “Ata që pranohen përkohësisht janë njerëz të cilëve u është shqiptuar vendimi për largim nga Zvicra, por të cilët Zvicra nuk mund t`i kthejë. Është thjesht absurde që këta njerëz të mund të shkojnë me pushime në vendin e tyre” ka thënë Pfister.
Duke udhëtuar në zonën Shengen, këtyre njerëzve po u jepet mundësia të fluturojnë në vendin e tyre nga një aeroport tjetër pavarësisht ndalimit, ka shtuar Pfister. “Në këtë mënyrë, krijohen mundësi të reja për anashkalim”. Kjo është pikërisht ajo që synonte të parandalojë ndryshimi në ligj. Pfister është shprehur veçanërisht i zhgënjyer nga FDP, e cila ka deklaruar se do të mbështeste kompromisin.
Ministrja e Drejtësisë Karin Keller-Sutter argumentoi më kot se futja e përjashtimeve në ligj do të krijonte pasiguri ligjore. Nëse disa përjashtime do të rregulloheshin në ligj dhe të tjerat në rregullore, kjo do të ishte problematike, tha ajo, transmeton albinfo.ch. “Udhëtimi për mbajtjen e lidhjeve familjare do të ishte po ashtu zbutje e rregullave të sotme” ka thënë ajo. Për këtë arsye ajo ka rekomanduar versionin e pakicës.
Në të njëjtën kohë me rregullimin e të drejtave të udhëtimit, Këshilli Kombëtar ka rënë dakord të lehtësojë kushtet për ndërrimin e kantonit nga ana e refugjatëve me vizë F.
Hyrja në tregun e punës do të bëhet më e lehtë për personat e pranuar përkohësisht duke i lejuar ata të bëjnë ndërrimin e kantonit të tyre të qëndrimit për një vend të ri pune ose pozicion mësimi.
Ky ndryshim ishte përgjithësisht i pranueshëm në parlament. Edhe Grupi SVP gjithashtu ka rënë dakord me këtë hap.
Kështu, shumica e deputetëve më pas u shprehën në favor të një rregullore më liberale sesa ajo e propozuar nga Këshilli Federal.
Marrëdhënia e punës prej gjashtë muajsh do të jetë e mjaftueshme për të ndërruar kantonin, përcjell albinfo.ch. Këshilli Federal parashikonte marrëdhënien e punës prej dymbëdhjetë muajsh.
Rishikimi i pjesshëm i Ligjit për të Huajt dhe Integrimin (AIG) u miratua më në fund, kundër vullnetit të SVP, me 132 vota Pro, 50 kundër dhe 7 abstenime. çështja tani shkon në Dhomën e Kantoneve (Senat).
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
Arrestohen këngëtarët shqiptarë në një “Bajram party”, në Zvicër
-
Shtetasja zvicerane arrestohet në Viti për shkak të kërcënimeve
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
Jeta në Austri
-
LDK-ja në Austri organizon takim në mbështetje të Lukas Mandl, merr pjesë edhe kryetari Lumir Abdixhiku Lidhja Demokratike e Kosovës organizon takim informues me Eurodeputetin Lukas Mandi, kandidat në zgjedhjet EU2024 që...
-
Pas ndalimit në Serbi linjat e autobuseve Austri – Kosovë vazhdojnë rrugëtimin pa pengesa
-
Lukas Mandl kërkon votën e shqiptarëve në Austri
-
Kapet pas disa vitesh vjedhësi serik shqiptar, “e tradhtojnë” këpucët
-
Dy të vdekur nga orteku në Austri