Shkurt.ch
Të huajt do të përfaqësojnë Vaud-in në Dhomën e Kantoneve?
Në rast se fiton iniciativa, të huajt mund të zgjidhen për të përfaqësuar kantonin dhomën e kantoneve të Parlamentit Nacional të Zvicrës
Më 4 shtator votuesit në kantonin Vaud do të japin votën e tyre që shtetasit e huaj të kenë të drejtë të votojnë dhe të zgjidhen në poste politike në nivel kantonal. Në rast se vendoset Pro, kjo do të ishte risi për gjithë Zvicrën.
Të huajt kanë të drejtë vote në nivel kantonal edhe sot në kantonet Jura dhe Neuchatel. Mirëpo, ata nuk kanë të drejtë që të kandidojnë dhe të zgjidhen në poste politike.
Ndërsa në Vaud, të huajt do të mund edhe të zgjidheshin për të përfaqësuar kantonin e tyre dhomën e kantoneve të Parlamentit Nacional të Zvicrës, shkruan 20minuten.ch. Këtë problematikë e rregullon ligji kantonal. Për këtë arsye kantoni Vaud, në rast votimi pozitiv, mund të marrë rolin e pionierit në fushë të realizimit të të drejtave të të huajve.
Sipas iniciativës që do të hidhet në votim më 4 shtator, të huajt duhet të kenë jetuar së paku 10 vite në Zvicër dhe më shumë se tre vjet në kantonin Vaud, që të fitojnë të drejtën aktive dhe pasive të zgjedhjes. Nga kjo do të përfitonin rreth 85000 persona, që në përqindje do të thotë 18% e njerëzve me të drejtë vote.
Iniciativën po e mbështesin Partia Socialdenmokrate, Të Gjelbrit, aleanca “A gauche toute” dhe Partia Demokristiane (CVP). Qëndrimi i tyre është se nuk është e drejtë që njerëzit të cilët jetojnë aq gjatë në Zvicër dhe paguajnë tatimet, të mos kenë të drejtë vendimmarrjeje në votime dhe referendume.
Nga ana tjetër, kundër kësaj të drejte janë partitë FDP (liberale), SVP-UDC, LDP dhe partia e Gjelbër Liberale. Këto apelojnë që, në rast se të huajt dëshirojnë të kenë të drejtë vote, ata mund të natyralizohen, pra të marrin shtetësinë zvicerane.
Po ashtu iniciativën e kanë kundërshtuar qeveria dhe parlamenti i kantonit.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












