Shkurt.ch
Swatch, qarkullim rekord mbi 6 miliardë franga
Me një ngritje prej 18.8% krahasuar me një vit më parë, Swatch ka realizuar gjatë vitit 2010 një qarkullim prej 6.44 miliardë frangash
Koncerni zviceran i prodhimit të orëve, Swatch, ka kaluar për herë të parë në historinë e tij shifrën mbi 6 miliardë franga të qarkullimit vjetor. Me një ngritje prej 18.8% krahasuar me një vit më parë, Swatch ka realizuar gjatë vitit 2010 një qarkullim prej 6.44 miliardë frangash.
Kjo, me gjithë faktin se, siç njoftojnë nga Swatch Group, frangu i forcuar e ka zvogëluar këtë bilanc për 164 milionë franga, shkruan swissinfo.ch.
Edhe fitimi i realizuar në vitin 2010 është më i madh se sa ai i vitit 2009. Ndonëse shifrat e sakta të fitimit do të publikohen vetëm në muajin shkurt, dihet që tash se rritja, në shumicën e segmenteve ka qenë dyshifrore.
Sektori i orëve dhe i stolive, i cili ka dhe pjesën më të madhe në gjithë koncernin (5.53 miliardë) ka shënuar rritjen më të madhe, me 24.5%, sektori i prodhimit të sistemeve elektronike është rritur për 11.7% etj.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











