Lajme
Studimi që sfidon perceptimet e vjetruara për emigrantët në Zvicër
Një studim i ri i realizuar nga Instituti Federal Zviceran i Teknologjisë në Lausanne (EPFL) dhe Universiteti i Gjenevës hedh dritë mbi emigracionin ndërkombëtar në Zvicër që nga viti 1966 deri sot. Studimi, i publikuar në revistën “International Migration”, tregon se perceptimi publik i emigrantëve është i bazuar kryesisht në imazhin e viteve 1990, kur shumë azilkërkues nga Ballkani, kryesisht myslimanë, kërkonin të qëndronin përgjithmonë në vend.
Sipas autorit kryesor të studimit, Mathias Lerch, shumica e emigrantëve aktualë vijnë për arsimin apo për mundësi karriere, dhe gjysma e tyre largohen pas 5-10 vitesh, shpesh me familje të reja. Rreth 60 për qind e personave me leje qëndrimi B ose C kanë diplomë universitare, ndërsa 40 për qind e tjerët punojnë në sektorë si shërbimet, kujdesi shëndetësor, hoteleria dhe ndërtimi, transmeton albinfo.ch.
Studimi nënvizon se, për të siguruar rritje ekonomike të qëndrueshme, Zvicra duhet të shfrytëzojë potencialin e rekrutimit të punëtorëve të huaj, pasi numri i të diplomuarve vendas nuk mjafton për të mbuluar mungesat në tregun e punës, sidomos në sektorin e shërbimeve.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












