Muzikë
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Festa Kombëtare e Shqipërisë kremtohet edhe në Ankara
Më 22 nëntor 2025, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Turqi, Ambasada e Republikës së Kosovës në Turqi dhe Qendra e Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” organizuan një aktivitet festiv për të nderuar 113-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditën e Flamurit Kombëtar, transmeton albinfo.ch.
Ky event mblodhi përfaqësues të komunitetit shqiptar në Turqi, anëtarë të shoqatave shqiptare nga rajone të ndryshme dhe studentë shqiptarë, duke krijuar një atmosferë bashkimi dhe krenarie kombëtare.
Gjatë aktivitetit u përkujtua gjithashtu edhe 22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke theksuar rëndësinë e trashëgimisë gjuhësore dhe kulturore shqiptare.
Ambasadat dhe Qendra e Kulturës Shqiptare “Sami Frashëri” shprehën falënderimet e tyre për të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke nënvizuar rolin e komunitetit në ruajtjen e identitetit dhe traditave kombëtare edhe jashtë vendit. /Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve Takimi vjen një ditë pas Marshit për Drejtësi, dhe mbrëmjes kushtuar Ukshin Hotit që mbahen më... -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













