Lajme
Zvicra rrit buxhetin e ushtrisë me 70 milionë franga për vitin 2026
Këshilli Kombëtar ka miratuar rritjen e buxhetit të ushtrisë zvicerane me 70 milionë franga, duke e çuar shumën totale në 2.78 miliardë franga për vitin 2026. Vendimi është harmonizuar me qëndrimin e Këshillit të Shteteve, i cili kishte kërkuar të njëjtën shumë, transmeton albinfo.ch.
Gjatë debatit parlamentar, e majta kërkoi të zbriste shpenzimet duke propozuar ndalimin e financimit për avionët luftarakë F-35 si dhe ndërprerjen e furnizimit të poligoneve të ushtrisë me municion. Megjithatë, shumica parlamentare nuk mbështeti këto kërkesa.
Në kuadër të paketës së sigurisë, deputetët miratuan gjithashtu rritjen e fondeve për sigurinë kibernetike me 10 milionë franga, duke e çuar buxhetin e kësaj fushe në 26 milionë. Përveç kësaj, Policia Federale (Fedpol) do të përfitojë 1.8 milionë franga shtesë për të punësuar dhjetë hetues të rinj – një vendim që u kundërshtua vetëm nga partia UDC.
Rritja e buxhetit për ushtrinë konsiderohet një hap i rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit, në një periudhë të tensionuar gjeopolitike në Europë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë












