CH-Ballkani
‘State capture’ i Bosnjës, që rrezikohet nga protestat për “drejtësi për Davidin”
Djali i Davor-it, David Dragicevic (21) si student i elektroteknikës në Banja Lukë është zhdukur natën e 17 dhe 18 marsit. Gjashtë ditë më vonë gjendet kufoma e tij pranë lumit Verbas (Republika Srpska).
Raporti policor tha se ai është mbytur dhe ka qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës, megjithatë kjo nuk ka bindur babain e tij, një veteran lufte, i cili ka nisur edhe protestën ku ka gjetur mjaft mbështetës. Kjo shtyri një obdukcion të dytë të 21 vjeçarit të ndjerë në Beograd, ku u vërtetua se ai kishte jetuar edhe dy deri në katër ditë pas vdekjes.
Për babain tashmë është e qartë. Djali i tij është vrarë. Ai ka gjetur mbështetje te mijëra banorë dhe sëbashku protestojnë kundër arrogancës së të pushtetshëmve me moton “Drejtësi për Davidin” në sheshin qendror të Banja Luka – Krajna. Në rrjetin social Facebook, ata rreth 200.000 ndjekës.
“Djali im i dashur, dashuria ime, ne jemi prej 180 ditësh në këtë vend,” kështu e fillon deklaratën babai i studentit të ndjerë 21 vjeçar. Më pas ai drejtohet drejt njerëzve të mbledhur në shesh, të cilët janë të të gjithë grupmoshave dhe që mbajnë fanella të veshur me mbishkrimin “Drejtësi për Davidin”. Babai nuk kërkon shpagim, por kapje të keqbërësve. Ai kërkon më shumë: një ndryshim sistemi, shkruan “Der Standard”, përcjell albinfo.ch.
Rasti bëhet më tragjik, pasi nëna e tij ka dërguar flokët e djalit të saj të ndjerë në laboratoret e Vjenës. Këta të fundit kanë vërtetuar se 21 vjeçari nuk ka qenë përdorues droge. Kjo e shton më tej dyshimin te rrethi familjar, se në vrasje është përfshirë ndonjë familje pushtetarësh dhe për këtë e mbajnë të fshehur rastin. Familja është e zemëruar edhe me udhëheqësin e Republika Srpska Milorad Dodik dhe establishmetin.
Në 7 tetor janë zgjedhjet e përgjithshme në Bosnjë dhe Hercegovinë, kurse babai hedh një ultimatum: “nëse deri 25 shtator nuk zbulohen vrasësit, atëherë nuk do ketë zgjedhje”, thotë ai, pa treguar se çfarë do bënte konkretisht. “Ata gabohen nëse mendojnë se mund të më vrasin mua.”
Davidi njiheshte si person i papërshtatur për sistemin dhe këtu janë dyshimet se ai të jetë i vrarë prej vetë sistemit udhëheqës. Përveç që nuk është zbuluar fajtori, janë fshirë të gjithë videokamerat e asaj nate të kobshme, që mund të zbulonte dëshmitarët, kurse njëri gazetar që ka shkruar shpesh për rastin, është rrahur barbarisht nga persona të panjohur, përcjell albinfo.ch. Në Republikën Srpska, shteti është i kapur nga një grusht i vogël pushtetarësh dhe këtë e konfirmoi edhe vetë Komisioni Europian në raportin e fundit.
Në ditën e 180-të të demonstratës është përfshirë edhe ministri i jashtëm boshnjak, Igor Crnadak, i cili është pjesë e opozitares PDP. Gjatë vizitës së ministrit të jashtëm rus, Sergej Lavrov, atij i është dërguar një letër për rastin e Dragicevic. Protestuesit kërkojnë ndihmë nga jashtë ose organizatat ndërkombëtare, sepse ata gjithashtu kanë frikë për sigurinë e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










