Lajme
Lavrov akuzon NATO-n dhe Evropën për nxitje të tensioneve
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka akuzuar NATO-n dhe Evropën se po nxit tensione në kontinent, teksa u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të “heqin dorë nga kërcënimi fantom rus”.
Lavrov i bëri këto komente në Konferencën për Siguri në Mynih, ku nuk përmendi fare krizën në Ukrainë, ku për pothuajse gjashtë vjet po zhvillohen luftime ndërmjet forcave ukrainase dhe luftëtarëve të mbështetur nga Rusia.
Lufta në lindje të Ukrainës dhe aneksimi i Krimesë nga Rusia kanë bërë që shtetet perëndimore të vendosin sanksione ndaj Moskës. Po ashtu, Rusia është përjashtuar nga Këshilli i Evropës, si pasojë e aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë.
Lavrov sugjeroi se NATO duhet të fajësohet për tensionet me Rusinë, përfshirë këtu rritjen e prezencës viteve të fundit të ushtrive perëndimore në shtetet e Baltikut dhe Poloni.
“Kriza e besimit veçanërisht ndihet në çështjet evropiane. Nxitja e tensioneve, përparimi i infrastrukturës ushtarake të NATO-s në Lindje, ushtrimet ushtarake në një shkallë të pashembullt në afërsi të kufijve të Rusisë, rritja e buxheteve të mbrojtjes përtej çdo mase, të gjitha këto gjenerojnë pasiguri”, tha Lavrov.
“Përpara se të mos jetë vonë, ju të gjithë duhet të hiqni dorë nga kërcënimi fantom rus… kujtoni çfarë na bashkon”, shtoi ai.
Vitin e kaluar, Këshilli i Evropës votoi pro kthimit të pjesëmarrjes së Rusisë në këtë organizatë. Më herët gjatë ditës, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, bëri thirrje që shteti i tij të vazhdohet të ndihmohet nga shtetet evropiane në luftën kundër Rusisë, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike Të rinjtë në Re:conmnect duhet të kenë rrëfimin e tyre të cilin do ta “përkthejnë” në... -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili












