Shkurt.ch
Sperma zvicerane, e shumëkërkuar

Sot e përditshmja “Le Matin” trajton një temë të pazakonshme dhe befasuese. Gazetari Simon Koch flet për një biznes origjinal dhe fitimprurës. Zvicra nuk eksporton vetëm çokollata dhe orë, por edhe spermë demi. Aty mësojmë se shitja e spermës së demit jashtë vendit është rritur pesëfish që nga viti 2002.
Vlerësimi i bagëtisë zvicerane vazhdon të rritet gjithnjë e më shumë ndërkombëtarisht. Në veçanti, raca ngjyrë kafe është më së shumti e kërkuar. Kështu që eksporti i spermës të demit është në rritje, prandaj viti 2011 premton të jetë një vit rekord.
Pikërisht një pronar i fermës së lopëve nga Jura, Lucien Gigander, thekson rëndësinë e demit të tij. «Një dem i tillë lind çdo 2o vjet në Zvicër”, thekson ai. Më 2002 në fermën e tij lindi një yll i vërtetë, demi i bekuar me emrin Savard. Sperma e kësaj kafshe, e cilësuar me vlerë të lartë, është shitur tani deri në Zelandën e Re për shkak të trashëgimisë së saj unike gjenetike.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Ujëra që lidhin brigje: Arti, muzika dhe përkatësia në bordin e CH-APEN Një mbrëmje gala mbi ujërat e Liqenit të Lucernit dhe rrugëtimi i një vizioni që bashkon...
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
Jeta në Austri
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini Humbja e një vendi pune është një situatë e vështirë, veçanërisht kur leja e qëndrimit është...
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz