Kultura
Sot mbahet “Mbrëmja e Astronomisë” në Prishtinë
Sot në kryeqytetin e Prishtinës do të organizohet “Mbrëmja e Astronomisë”.
Në orën 20:00 do të filloj eventi ku të gjithë pjesëmarrësit do të kenë mundësi të vëzhgojnë hënën, planetet dhe yjet me teleskop.
Pas vëzhgimit të hënës, planeteve e yjeve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shikojnë të gjithë së bashku një film rreth astronomisë, shkruan Radio K4.
Organizatorët kanë paralajmëruar edhe aktivitete të tjera gjatë mbrëmjes së sotme.
Kjo mbrëmje organizohet nga Klubi i Astronomisë në Kosovë, Grupi “Under One Sky” si dhe “Mia Park – Prishtina”.
“Under One Sky” është një iniciativë rinore që ka për qëllim shpërndarjen e njohurive të shkencës dhe astronomisë si dhe përfshirjen e të gjitha komuniteteve në Kosovë ndërmjet socializimit dhe bashkëpunimit ndëretnik që ndërlidhen me shkencën dhe kulturën e astronomisë, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










