Kosova
Sot, Kosova feston 11-vjetorin e Pavarësisë
Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur
Sot 11 vjet më parë, Kosova shpalli Pavarësinë. Festa ka filluar që nga dita e shtunë dhe do të vazhdojë edhe të dielën.
Të shtunën, shtatë kopje të deklaratës së pavarësisë janë nisur për në komunat më të mëdha. Një nga to është vendosur në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë. Deklarata është dërguar edhe në Mitrovicë, Pejë, Prizren, Gjilan, Gjakovë dhe Ferizaj.
Gjithashtu në shesin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të shtunën, është hapur edhe ekspozita me simbole të Pavarësisë së Kosovës. Organizatori i kësaj ekspozite ka thënë se ekspozita i kushtohet ushtrisë dhe parakalimit që do të ketë ajo për herë të parë si ushtri.
Lokalet në Prishtinë kanë vendosur flamuj të shteteve që e kanë njohur vendin. Në ndërkohë, qendra është bërë gati edhe për manifestimin qendror që është të dielën, përcjell albinfo.ch.
Ushtria e Kosovës pritet të parakalojë në sheshe në mesditë, derisa do të ketë edhe mbledhje solemne të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.
Shpallja e Pavarësisë
Më 17 shkurt të vitit 2008 Kuvendi i Republikës së Kosovës shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës. Në një mbledhje ku morën pjesë 109 nga gjithsej 120 deputetë, Kuvendi i Kosovës njëzëri shpalli Kosovën shtet të pavarur.
Ligjshmëria e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës për një kohë ka qenë temë e diskutueshme. Serbia duke kundërshtuar kërkonte vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj, gjoja se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme. Në vazhdën e kësaj ecurie, në tetor të vitit 2008, Serbia kërkoi një opinion këshillues nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Më 22 korrik 2010, Gjykata konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi, nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.
Njohjet
Deri tani 115 entitete sovrane, nga të cilët 112 nga 193 shtete anëtare të OKB kanë njohur formalisht Republikën e Kosovës dhe 3 shtete që nuk janë anëtare të OKB. Shumica e vendeve të Bashkimit Evropian gjithashtu e kanë njohur Kosovën (23 nga 28). Njëzetekatër (24) anëtarë të NATO-s nga njëzetetetë (28) gjithsej e kanë njohur Kosovën.

E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë












