Lajme
Sot fillon vjeshta kalendarike: dita dhe nata janë njësoj të gjata
"Ekuinoksi" siç quhet ky fenomen, që shqip përdoret edhe "sa-dita-nata" bie pra më 22 shtator, e martë
Vjeshta kalendarike ka filluar sot, e martë, 22 shtator, me ekuinoksin, kur shënohet gjatësia saktësisht e njëjtë e natës dhe ditës.
Dy herë në vit, një herë në pranverë dhe një herë në vjeshtë, dita dhe nata kanë saktësisht të njëjtën gjatësi. “Ekuinoksi” siç quhet ky fenomen, që shqip përdoret edhe “sa-dita-nata” bie pra më 22 shtator, e martë.
Vjeshta, në kuptimin meteorologjik tashmë ka filluar që më 1 shtator, por për një kohë të gjatë ajo ka “kërcënuar” të mos i përmbahej emrit të saj. Sepse ka disa javë që në Zvicër ka mbizotëruar dielli dhe temperaturat deri në 30 gradë, transmeton albinfo.ch. Sipas ekspertëve të meteoroligjisë, kjo zakonisht ndodh vetëm një herë në çdo 10 deri në 20 vjet.
Por me fillimin e kalendarit të vjeshtës, moti është dukshëm më i freskët sesa ishte në fillim dhe mes të shtatorit. Sipas “Meteo News”, gjatë ditëve të ardhshme, reshje shiu mund të pritet edhe në veri, pasi që në jug dhe në Alpe ato tashmë kanë filluar.
Temperaturat mesatare janë rreth 20 gradë dhe fryejnë erëra. Mot tipik i vjeshtës. Kur jemi te kalendari, vjeshta, e cila ka filluar sot, mbaron më 21 dhjetor kur është dhe dita më e shkurtër e vitit.
E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













