E-Diaspora
Sot: Dy shfaqje teatrore dhe një debat publik në “Javën Kulturore Shqiptare”
Jepen shfaqjet "Per Gynt" dhe "Një shfaqje me 4 aktorë..." si dhe mbahet debati publik me Rufki Sumën

Sot në kuadrin e “Javës së Kulturës Shqiptare” në Lozanë janë paraparë tri aktivitete. Nga ora 14.15 jepet shfaqja e dramës “Per Gynt” nga repertori i Teatrit Kombëtar të Kosovës, të autorit nga Kosova Jeton Neziraj, me regji të Agon Miftarit. Shfaqja jepet në sallën Gonzales të teatrit Vidy, Lozanë, shkruan albinfo.ch.
Nga ora 18.00 në po këtë sallë mbahet debati publik me kryetarin e Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma. Pritet që në debat të marrë pjesë edhe kryebashkiaku i Lozanës, Junod.
Rufki Suma është i ftuar në “Javën e Kulturës Shqiptare”. Me këtë rast, platforma mediale albinfo.ch organizon dy takime të z. Suma me bashkatdhetarët. Takimi në Lozanë është i pari ndërsa i dyti është në Cyrih, më 4 tetor.
Në orën 20.00 në po këtë godinë por në ambientin “Pavillon” jepet shfaqja e Jeton Nezirajt, “Një shfaqje teatrore me 4 aktorë…”. Kjo shfaqje ka bërë bujë të madhe kudo që ka pasur rastin të shfaqet. Mes tjerash, ka qenë mysafire edhe në Bernë.
Të kujtojmë se gjatë gjithë kohës sa zgjat festivali, gjegjësisht “Java e Kulturës Shqiptare” në Lozanë, në ambientet e tij do të shërbehen ushqime nga kuzhina tradicionale shqiptare.
albinfo.ch është pjesë e organizimit të “Javës Kulturore Shqiptare” në Lozanë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat Qendra e qytetit të Augsburgut u shndërrua në një mozaik ngjyrash dhe kulturash të shteteve të...
-
Britani: Bie pema mbi pesë fëmijë, humb jetën 7 vjeçarja shqiptare
-
Arti diplomon në fushën e Financave në Universitetin NOVA në Portugali
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor