Koronavirusi: çast pas çasti
Sipas Bankës Botërore, 60 milionë persona do të përballen me varfëri ekstreme
Koronavirusi do të ndikojë në jetët e pothuajse 60 milionë personave.
Presidenti i Bankës Botërore, David Malpass, ka thënë se për shkak të koronavirusit, pothuajse 60 milionë persona do të përballen me “varfëri ekstreme”.
Gjithashtu tha se Banka pret që për 5 për qind të tkurret ekonomia gjatë këtij viti.
Situata e krijuar pas pandemisë ka ndikuar në humbjen e miliona vendeve të punës dhe dëmtimin e bizneseve, sidomos në vendet më të varfra.
“Miliona burime për jetesë janë shkatërruar dhe sistemet e kujdesit shëndetësor janë në tension në gjithë botën”, ka thënë ai.
“Vlerësimi ynë është që deri në 60 milionë persona do të shtyhen drejt varfërisë ekstreme gjë që do ta zhdukë përparimin e bërë në eleminimin e varfërisë në tre vjetët e fundit”, shtoi ndër të tjera ai.
Sipas Bankës Botërore, “varfërinë ekstreme” do të thotë kur një person jeton me më pak se 1.90 dollarë në ditë, përcjell albinfo.ch.
Malpass ka thënë se 100 shtete, që janë shtëpi për 70 për qind të popullsisë në botë, tani kanë siguruar financa emergjente.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












