Kosova
Si e sheh BE-ja letrën nga Trump dërguar Kosovës e Serbisë
Letrën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, Komisioni Evropian e sheh si përkrahje të ndërmjetësimit të Bashkimit Evropian në këtë dialog.
Kështu ka thënë sot zëdhënësja e Përfaqësueses së Larë për Politikët të Jashtme e të Sigurisë, Maja Kocijançiç.
“Siç e dini, po vazhdon puna në arritjen e marrëveshjes detyruese juridike për normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve”, citon FoNet të ketë thënë Kocijançiç.
Ajo ka shtuar se kjo marrëveshje duhet të sjellë zgjidhje afatgjatë, shkruan Koha.net, përcjell albinfo.ch.
“Zgjidhja duhet të jetë e qëndrueshme dhe reale, e bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe në përputhje me ligjet e BE-së si dhe e pranueshme për vendet e Bashkimit Evropian”, ka thënë ajo.
“Letrën e Donald Trumpit e shohim si sinjal përkrahjeje dhe inkurajimi edhe për Beogradin e edhe për Prishtinën për vazhdimin e dialogut”, ka përfunduar Kocijançiç.
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











