Maqedonia
Maqedoni: Shtyhet për nesër seanca për ndryshimet kushtetuese
Ka përfunduar dita e parë e diskutimeve rreth fazës së tretë dhe finale të ndryshimeve kushtetuese.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, kjo seanca po mbahet pa deputetët e VMRO-DPMNE-së, por mazhoranca është e bindur se e ka shumicën e nevojshme prej 80 deputetësh.
Në fjalimin e tij, kryeministri Zaev falënderoi për mbështetjen edhe partitë shqiptare dhe deputetët e etniteteve të tjera në këtë moment, siç u shpreh ai, historik për vendin.
“Ne jemi gjenerata që i mënjanojmë problemet e vjetra. Kemi vendim të çiltër për identitetin maqedonas, identitetin maqedonas për përdorim të përgjithshëm, më në fund. Gjuha maqedonase do të flitet lirshëm gjithkund”, tha kryeministri i vendit Zoran Zaev në paraqitjen e tij para deputetëve, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri u bëri thirrje deputetëve të bëhen pjesë e atyre që Maqedoninë do ta dërgojnë në familjen europiane.
“Kemi marrëveshje me pika të qarta për të ardhmen tonë si shtet. Askujt asgjë nuk i kemi falur. Askush asgjë nuk na mori. Zgjidhni në mes të ardhmes europiane dhe izolimit.
Bota na sheh dhe pret nga ne përgjegjësi shtetërore, porositi mes tjerash nga foltorja e Kuvendit kryeministri Zoran Zaev.
Gjithashtu kryeministri Zoran Zaev sot në seancën për ndryshimet kushtetuese iu drejtua deputetëve, duke nënvizuar rëndësinë e votës pro ndryshimeve kushtetuese.
Zaev falënderon 8 deputetët e përjashtuar nga VMRO-ja, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.
“Vendimi juaj pozitiv sot këtu në Kuvend e ofron Maqedoninë deri te anëtarësimi në NATO, deri aty ku flamuri i Maqedonisë do të valojë me krenari në Bruksel, bashkë me flamujt të vendeve të tjera anëtare. Por gjithashtu e bën të qartë mundësinë që në qershor t’i hapim kapitujt e parë në bisedimet me Bashkimin Evropian, të cilat duhet t’i përmbyllim në vitin 2025”, deklaroi Zaev.
E-Diaspora
-
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu Libri sjell rrëfime të fuqishme dhe tronditëse të fëmijëve të gjymtuar gjatë luftës në Kosovë... -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













