Shtim rekord i dënimeve në trafik
Gjatë vitit 2010 u janë marrë lejet e drejtimit 79`000 personave, që është 5.4 për qind më shumë se në vitin pararendës
Zviceranët ngasin gjithnjë më shpejtë dhe me më pak kujdes veturat e tyre. Kështu kuptohet nga njoftimi i Entit Federal për Rrugët (ASTRA)i bërë publik sot. Sipas entit në fjalë, gjatë vitit 2010 u janë marrë lejet e drejtimit të automjetit 79`000 personave, që është 5.4 për qind më shumë se në vitin pararendës.
Shumica e dënimeve kanë ardhur për shkak se ngasësit kanë ngarë tepër shpejt automjetet, ndërsa rritje ka shënuar edhe numri i atyre që kanë ngarë veturën në gjendje të dehur.
Ngasja e makinës duke përdorur njëkohësisht telefonin mobil, është një ndër shkaqet në rritje të marrjes së lejes për vozitje, shkruan nzz.ch.
Grupmosha më e prirur për ngasje të padisplinuar është ajo në mes 20 dhe 29 vjeçe.
Ndërsa është shënuar edhe ekstremi tjetër; janë regjistruar 22% më tepër të moshuar, mbi 70 vjeçarë, të cilëve u janë marrë lejet e drejtimit, si pasojë e mos respektimit të rregullave në komunikacion.
Në shumicën e rasteve, ngasësve u janë marrë lejet e drejtimit të automjeteve për një afat nga një deri në tre muaj.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










