Lifestyle
Shqiptari Ermal Meta mbrëmë i dhuroi magji Sanremos
Shqiptari Ermal Meta mbrëmë i ka sjellë Sanremos një magji të vërtetë.
Këngëtari fitues në fuqi i Festivalit të Sanremos, shqiptari i njohur Ermal Meta, mbrëmë është ngjitur në skenë jo në cilësinë e garuesit, por si mysafir.
Në natën e katërt të Sanremos ai ka kënduar në bashkëpunim me Simone Christicchin – këngëtar po ashtu i njohur në Itali.
Nata e mbrëmshme ka qenë nata e dueteve në Sanremo, ku këngëtarët në garë kanë ftuar të tjerë këngëtarë për të kënduar së bashku.
Sonte, në anën tjetër, është finalja e Sanremos, kur edhe do të dihet fituesi i këtij edicioni dhe më pas edhe përfaqësuesi i Italisë në Eurovizionin e këtij viti, që mbahet në muajin maj në Izrael, shkruan KultPlus, përcjell albinfo.ch.
Ermal Meta vitin e kaluar së bashku më Fabrizio Moro fituan Sanremon dhe më pas i sollën Italisë pozitën e pestë në finalen e Eurovizionit.
https://m.youtube.com/watch?v=SNxJ1woKu2Y
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri














