Shqipëria
Shqipëria planifikon të legalizojë kanabisin për qëllime mjekësore
Qeveria ka nisur punën për hartimin e kuadrit ligjor se si do të funksionojë kjo industri edhe pse në të shkuarën Shqipëria është konsideruar shumë shpesh si një ndër vendet e origjinës dhe trafikut ndërkombëtar të hashashit.

Shqipëria shumë shpejt pritet të bëhet shteti i 23 në Europë që legalizon kanabisin për qëllime mjekësore.
Maqedonia e Veriut është shembulli më i afërt, shtet i cili legalizoi kanabisin për qëllime mjekësore në vitin 2016. Anketa e këshillimit kombëtar vendosi në Shqipëri ndërsa për fqinjët tanë ndodhi ndryshe edhe pse motivet për vendimin ishin thuajse të njëjta.
“Ne vitin 2016 partia politike që tani është në opozitë, në momentin kur lëkundej dhe ishte e izoluar, filloi disa projekte që dukeshin si megaprojekte, por në esencë ishin projekte që të linin të dyshoje, një ndër to ishte në vitin 2016, ku Maqedonia u bë shteti i 14 në Europë që legalizuam vajin e kanabisit”, tregon ekonomisti Abil Baush. “Momenti kur thuhej se në Maqedoni do kemi një biznes, një diamant të ri, dhe se do të kemi punësime, do tërheqim investime të huaja. Dhe atëherë nuk ishte e qartë dhe ligji i vitit 2016 kishte të meta të mëdha. U paraqitën 5 ndërmarrje që morën licenca dhe gjatë periudhës kohore arriti numrin në 70 biznese që aplikonin. Morën 35 kompani por që vetëm 5 funksionojnë”.
Edhe pse fillimisht u lëshuan 67 licenca për të bërë të mundur prodhimin dhe përpunimin e vajit të kanabisit vetëm njëra prej tyre eksporton në Bashkimin Evropian. Falimentimi i shumë prej kompanive të tjera bëri që grupet kriminale të ndërhyjnë në emër të legalizimit, shkruan A2, transmeton Albinfo.ch.
“Që nga legalizimi i kanabisit për nevoja mjekësore në Maqedoninë e Veriut, në buletinin e ministrisë së Punëve të Brendshme janë rritur rastet e tregtimit në të zezë të këtij lloj produkti. Pra kemi keqpërdorime të mëdha. Gati çdo javë dhe shumë shpesh jemi dëshmitarë përmes mjeteve të informimit se u vodh kaq kanabis atje kaq kanabis këtu, çka do të thotë se ky lloj biznesi rrit faktikisht tregtinë tregun e zi e bën më të vëllimshëm qasjen e individëve qytetarëve të rinjve fatkeqësisht te ky lloj produkti e bën më të afërt keqpërdorime më të mëdha dhe mendoj që ne si shtet dhe ne si rajon nuk do duhet ta orientojmë një përfitim të mundshëm ose financiar te ky lloj biznesi. Veç, kësaj ajo që mbetet akoma më e rëndë për Maqedoninë e Veriut është impakti i dobët në ekonomi”, thotë deputeti i Partisë Aleanca Shqiptare, Elmi Aziri.
“Legalizimi i kanabisit në Maqedoni fatkeqësisht është një histori e trishtuar. Ne jemi në vitin e 7 të legalizimit dhe në një kohë që duhej të ishim në një situatë të favorshme ose fitimprurëse jemi në të kundërtën kjo për shkak të kornizës së keqe ligjore që u prezantua në vitin 2016”, thotë Janaki Mitrovski, avokat, aktivist i shoqërisë civile.
E-Diaspora
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris Të dy dëshmuan talent, përkushtim dhe nivel të lartë përgatitjeje...
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri