Koronavirusi: çast pas çasti
Shqipëri: Vetëm 8 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit
Në raportin e 24 orëve të fundit, nga 140 testimet e kryera, vetëm 8 raste janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.
Që nga fillimi epidemisë janë konfirmuar 803 raste të të infektuarve dhe 68% e tyre janë të shëruar.
Në të gjithë vendin aktualisht janë 229 persona me COVID-19, pjesa më e madhe e të cilëve po trajtohen nga mjeku i familjes.
“Aktualisht janë 34 pacientë të hospitalizuar dhe 7 prej tyre janë në terapi intenzive”, tha Tomini.
Në Shqipëri nga sot (4 maj) ka filluar lehtësimi i masave të izolimit.
Shërbimet e taksive do të lejohen vetëm me dy pasagjerë, anëtarë të së njëjtës familje.
Autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje për respektimin e distancës fizike dhe masave të tjera për të parandaluar përhapjen e koronavirusi, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











