Kosova
Shqipdon Aliu, i zhdukur tash e disa ditë, gjendet i vdekur
Shqipdon Aliu, i cili ishte zhdukur tash e disa ditë, raportohet të jetë gjetur pa shenja jete në fshatin Gadime e Ulët të komunës së Lipajnit.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka treguar për mediat kosovare se trupi i pajetë është gjetur rreth orës 21:30 të hënën, përcjell albinfo.ch.
“Më 21.10.2019 rreth orës 21:30, në fshatin Gadime e Ulët të Lipjanit, saktësisht në një grop (te gurthyesi i vjetër) është gjetur një trup i pajetë. Ekipet e nevojshme policore janë në vendngjarje”, ka thënë Ahmeti për Insajderin.
“Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin e raportuar të zhdukur më 14 tetor. Kanë qenë informacionet e qytetarëve ato që kanë ndihmuar policinë të gjejnë vendodhjen e personit, për çka i falënderojmë dhe vlerësojmë bashkëpunimin e tyre me Policinë e Kosovës”, ka shtuar Ahmeti.
23-vjeçari nga Lipjani ishte zhdukur tash e disa ditë nga familjarët e tij. Në media ishte raportuar se ai ishte djali i vetëm në familje.
Ndërsa para disa ditësh ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, kishte njoftuar se 23-vjeçarit i kishte vdekur babai.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












