Lajme
Shkupi përkujton 57-vjetorin e tërmetit që shkatërroi qytetin
Kanë kaluar 57 vjet që kur qyteti i Shkupit në Maqedonin e Veriut përjetoi tërmetin që shëndrroi thuajse çdo gjë në hi e pluhur.
Sot, qytetarët që përjetuan atë tërmet, kujtojnë me lotë në sy ditën më katastrofike që ka njohur vendi, shkruan Alsat, përcjell albinfo.ch.
Me autobus për në Shkup, afër rrënojave të Stacionit Hekurudhor, Velika tani 70-vjeçare nga Shkupi, kujton se po qante, ndërsa shikonte mbetjet e qytetit kur pas tërmetit ishte kthyer në shtëpi në Karadak Mahallë. Shtëpia e saj ka qenë pothuajse plotësisht e shkatërruar.
“Isha vajzë 13-vjeçare, kur ra tërmeti nuk isha këtu. Isha mysafir në Veles me motrën time dhe më pas kur erdhën këtu pamë që është shkatërruar gjithçka. Nga Stacioni hekurudhor kur kaluam nëpër rrugën “Maqedonia” gjithçka ishte e shkatërruar, nga ajo që nuk mund më të shikoja dot atë pamje fillova të qaja……na erdhi shumë keq, dhe kështu më pas shkuam në Gazi Babë në çadra për një kohë për t’u stabilizuar, pastaj u kthyem dhe e riparuam shtëpinë”, thotë Velika Bojkovska, banore e vjetër e Shkupit.
Kujtime të ngjashme ka edhe Lubomiri nga Shkupi, i cili në kohën e tërmetit të tmerrshëm ishte vetëm 7 vjeç.
“Katastrofa ishte e madhe, ne ishim në një ndërtesë në lagjen Miçurin, më pas u shpërngulem në një ndërtesë të re në ’62. Nuk kishte asgjë në ndërtesë, më pas e riparuar. Atë ditë ishim këtu dhe të nesërmen u nisëm për në Manastir dhe pastaj t’ju them të drejtën, gjithçka shikoja në TV“, thotë Ljubomir Ilievski.
Ndërsa, kreu i Shkupit paralajmëroi kthimin e emrave të vendeve, të cilat kishin ndihmuar kryeqytetin.
“Paraqet obligim që disa nga emrat e rrugëve që u morën padrejtësisht nga ato vende që ndihmuan këtë qytet të ngrihej nga ajo katastrofë natyrore, u morën me disa vendime nga e kaluara, të cilat unë kam njoftuar tashmë që do të korrigjohen”, deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Tërmeti që kishte goditur Shkupin në orën 5:17 më 26 korrik 1963 ishte me fuqi prej 6.1 shkallën sipas Rihterit. 1,070 persona humbën jetën, më shumë se 3,000 u lënduan dhe 200,000 mbetën pa çati mbi kokë.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












