Tematike
Shkollat ndëshkojnë me gjoba ata që largohen para fillimit të pushimeve
Mungesat: Kërkesat për shkarkim të fëmijëve nga mësimi janë në rritje, zyrtarët ashpërsojnë tonin.
Në kantonin e Gjenevës u është dhënë një gjobë simbolike prej 50 franga prindërve të cilët kanë larguar fëmijët e tyre nga mësimi para se të përfundojë programi shkollor, bën të ditur e përditshmja Le Temps.
Në kantonin e Vaud, një çift rrezikon të gjobitet për një shumë treshifrore në qoftë se tërheq fëmijën nga shkolla para pushimeve shkollore për të shkuar më herët në pushime verore.
Edhe pse raste të tilla nuk janë të rralla, prapëseprapë, përdorimi i gjobës prej 5 frangave për një orë të klasës së humbur mbetet i jashtëzakonshëm. Prandaj, këtë fundviti flitet vetëm për disa gjoba të dhëna në Zvicrën frankofone.
Megjithatë, merret më mend se sa janë lodhur autoritetet shkollore me kërkesa për shkarkim të hershëm nga mësimi. Dënimi është i justifikuar, kur është e qartë se prindërit i japin fëmijës një mesazh të gabuar, argumenton një zyrtar shkollor i lartë në Gjenevë.
Siç tregon studimi i kryer nga e përditshmja Le Temps, për momentin çdo shkollë mbetët kompetente për të vendosur fatin e kërkesave të paraqitura nga prindërit, si dhe për sanksionet e mundshme.
Ndërkaq, departamentet e ndryshme të mësimit publik kanë formuluar disa rekomandime, gjë që jep shenjë se kjo çështje po merret seriozisht.Gjithsesi, një gjë është e sigurt, pohojnë autoritetet shkollore, humbja e ditëve të fundit të mësimit për të përfituar një fluturim të lirë të Easyjet-it mbetët e papranueshme nga ne.
Në mungesë të statistikave Charles Beer, Këshilltar shtetëror dhe udhëheqës i Departamentit të Arsimit në kanotnin e Gjenevës, ka kërkuar që këtë vit të përmblidhen të gjitha të dhënat mbi kërkesat për leje shkarkimi nga klasa, si dhe për mungesat. Ai ka treguar se këtë vjeshtë ai do të analizojë më gjerësisht këtë çështje në mënyrë që të trajtojë këtë problem sa më shpejt.
E-Diaspora
-
Shoferi shqiptar kapet me të rinj “pa letra” në makinë: Më i riu ishte futur në bagazh Ai ishte i vetëdijshëm për rreziqet e transportimit të tyre, por thjesht nuk kishte më vend... -
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave











