Uncategorized
Shkencëtarët australianë thonë se ia kanë gjetur ilaçin koronavirusit
Për momentin nuk ka as një vaksinë dhe as një trajtim për të.
Shkencëtarët australianë kanë publikuar një studim që tregon se Ivermectin, një ilaç i miratuar anti parazit, që mund të gjendet në gjithë botën, është shumë efektiv kundër virusit Covid 19 kur aplikohet në një kulturë qelize të infektuar.
Pandemia e koronavirusit ka prekur më shumë se një milion njerëz në gjithë botën, dhe më shumë se 60 mijë viktima.
Por, ky studim i fundit, i kryesuar nga universiteti Monash i Institutit të zbulimeve bio-mjekësore, në bashkëpunim me institutin Peter Doherty, tregon se Ivermectina redukton ARN-në virale të Covid 19, të pranishme në kulturën e qelizave në masën 93 për qind pas 24 orësh dhe në 99.8 për qind pas 48 orësh dhe tregon kështu se trajtimi me Ivermectin çon në humbjen e thuajse të gjithë materialit viral.
Sidoqoftë, testet janë kryer in vitro dhe prova të tjera do të duhet të kryheshin te njerëzit për të parë nëse ilaçi është me të vërtetë efektiv kundër Covid 19. Dokumentet thonë se zhvillimi i një anti-virusi efektiv për koronavirusin, nëse u jepet pacientëve në fillim të infektimit të tyre, mund të kufizojë ngarkesën e tyre virale, të ndalë progresin e sëmundjes dhe të pengojë transmetimin. Kërkuesit besojnë se Ivermectin mund të jetë një antiviral i dobishëm në luftën kundër Covid 19.
Ai në fakt është studiuar si një trajtim i mundshëm edhe për një numër virusesh të tjera, përfshirë ethet tropikale, HIV dhe Zikën. Ai është edhe në listën e OBSH-së të ilaçeve thelbësore për trajtimin e infeksioneve nga parazitët, përfshirë morrat, zgjeben etj
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026