Lajme
SHBA: Të gjithë amerikanët që kishin shkuar të luftonin për ISIS-in janë kthyer
Shtetet e Bashkuara thanë të enjten se të gjithë amerikanët që akuzohen për mbështetje ndaj militantëve të Shtetit Islamik dhe që mbaheshin në Siri janë kthyer, ndërkohë që disa prej tyre përballen me akuza penale.
Në një deklaratë, Departamenti amerikan i Drejtësisë i bëri gjithashtu thirrje vendeve të Evropës të rimarrin qytetarët e tyre që mbështesin grupin militant, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Zyrtarët thanë se dy persona në SHBA që akuzohen si mbështetës të Shtetit Islamik, dolën përpara gjykatës në Florida të mërkurën.
Kjo e çon numrin e përgjithshëm të shtetasve amerikanë të rikthyer nga arresti në Siri dhe Irak në 27. Mes tyre 10 përballen me akuza, thuhet në deklaratë.
Dy amerikanë të tjerë që përballen me akuza të ngjashme dolën përpara gjykatës në shtetet Minesota dhe Uashington më 16 shtator, tha Departamenti i Drejtësisë.
“Shtetet e Bashkuara kanë kthyer në vend çdo mbështetës amerikan të ISIS-it, ndaj të cilëve ne kemi ngritur akuza dhe që mbaheshin nga Forcat Demokratike Siriane”, tha Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm për Sigurinë Kombëtare, John Demers.
Forcat Demokratike Siriane të udhëhequra nga Kurdët në Sirinë verilindore mbështeten nga Shtetet e Bashkuara.
Departamenti i Drejtësisë gjithashtu u bëri thirrje vendeve të tjera, veçanërisht atyre në Evropën Perëndimore, për të vepruar dhe tha se do t’i ndihmonte ato të marrin “përgjegjësinë për qytetarët e tyre që u larguan për të marrë armët në mbështetje të sundimit të urrejtjes dhe intolerancës së ISIS-it”.
Evropianët përbëjnë rreth një të pestën e 10,000 luftëtarëve të ISIS-it të mbajtur nga milicitë kurde në Siri, por shumë vende evropiane ngurrojnë t’i riatdhesojnë ata nga frika e reagimit publik.
Zyrtarët amerikanë kanë thënë se Shteti Islamik po evoluon nga një grup militant që synon të mbajë territor në Lindjen e Mesme në një rrjet global që shpreson të frymëzojë ideologjinë dhe sulmet ekstremiste diku tjetër.
E-Diaspora
-
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri Kjo revistë përfaqëson një ndër botimet e para të këtij niveli, e cila sjell një format... -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu -
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri












