Sport
Shaqiri, këtë vit “dimëron” në FC Basel
Për sivjet është mbyllur seria e thashethemeve për shitjen ose jo të Shaqës për skuadrat e mëdha evropiane
“Shikuar nga aspekti sportiv, ne nuk do të dëshironin ma lëshonim, ndërsa nga aspekti financiar nuk po detyrohemi ta lëshojmë”. Me këto fjalë e ka përshkruar shkurtimisht gjendjen rreth yllit të futbollit zviceran, kosovarit Xherdan Shaqiri, nënkryetari i FC Basel, Bernard Heusler.
Me këtë deklaratë ai ka mbyllur si duket përfundimisht për këtë sezon serinë e thashethemeve për shitjen ose jo të Shaqës për skuadrat e mëdha evropiane. Shaqiri pra, përfundimisht, po mbetet në FC Basel dhe në Zvicër.
Skuadrat si ajo gjermane HSV dhe ajo ruse Zenit St. Petersburg nuk kishin dhënë shuma të mjaftueshme për t`ia thyer mendjen talentit të madh të futbollit nga Bazeli.
Konfirmimi për mbetjen edhe një sezon në Bazel, në një formë, ka ardhur edhe nga vetë Xherdan Shaqiri. “Po ndjehem si është më së miri këtu dhe kam edhe kontratën. Tash dëshiroj që me FC Baselin të nis një seri të re”, ka thënë ai për mediet zvicerane.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










