Lajme

Shan shqiptarët: “Jugo të mallkuar, zhdukuni në Jugosllavi”, gjobitet zvicerani 7-vjeçar

Ai kishte ofenduar tre të pranishmit me fjalët "Jugo të mallkuar, zhdukuni në Jugosllavi" dhe "merr flamurin tënd të mutit dhe shko në Jugosllavi, përndryshe unë do të kujdesem vetë që ti të largohesh"

Një mosmarrëveshje lagjeje në Würenlos përfundon përpara Gjykatës së Qarkut të Badenit. I akuzuari gjobitet, por jo aq sa ka kërkuar prokuroria publike, sipas të cilës duhej shqiptuar një dënim dukshëm më të lartë.

Në fund të qershorit 2020, një 74-vjeçar në Würenlos akuzohet se ka fyer mbi baza racore tre shqiptarë që po flisnin pranë një makine të parkuar, transmeton albinfo.ch. Mësohet se ai i është afruar grupit dhe është ankuar për zhurmën e automjeteve të shkaktuar nga makinat e njërit prej shqiptarëve.

Gjatë bisedës, ai ishte zemëruar me grupin dhe i kishte ofenduar tre të pranishmit me fjalët “Jugo të mallkuar, zhdukuni në Jugosllavi” dhe “merr flamurin tënd të mutit dhe shko në Jugosllavi, përndryshe unë do të kujdesem vetë që ti të largohesh”, ka fyer ai me bazë raciste.

Ai gjithashtu akuzohet se i ka thënë se ka inteligjencë të ulët (IQ) shqiptarit të dëmtuar, i cili është akuzues privat dhe i cili vazhdon të jetë ende fqinj i të akuzuarit, shkruan gazeta “Aargauer Zeitung”. Gjithashtu e ka quajtur atë “të sëmurë të mallkuar”.

Fqinji më pas ka denoncuar të moshuarin për diskriminim racor, tentativë shtrëngimi, shpifje dhe abuzim verbal.

Në urdhrin penal, të cilin i akuzuari e ka kundërshtuar dhe për këtë arsye rasti erdhi në gjykatën e Qarkut të Badenit, prokuroria publike kishte kërkuar një gjobë me kusht prej 70 njësish ditore nga 180 franga secili (gjithsej 12,600 franga) dhe një gjobë prej 1000 frangash.

Gjyqtarja e vetme në proces ka pyetur të akuzuarin se çfarë donte të arrinte me këto deklarata për grupin e treve? Ai u përgjigj: “Që të ndalen provokimet”. Ai ka akuzuar paditësin për ndotje akustike të shkaktuar nga lëvizjet pranë pronës së tij, transmeton albinfo.ch. Në seancë ishin të pranishëm edhe i akuzuari edhe fqinji i tij që kishte bërë denoncimin.

I akuzuari po ashtu ka deklaruar se paditësi për të ishte “inekzistent”. Që atëherë ata nuk kishin pasur asnjë lidhje me njëri-tjetrin. Përveç kësaj, fqinji i tij e kishte sharë “Schafseckel” duke kaluar pranë me makinë.

Mbrojtja ka kërkuar pafajësi dhe lirim të klientit, për të katër pikat. Nga raporti i policisë rezulton se klienti në fjalë ka mohuar deklaratat e bëra gjatë marrjes në pyetje. Ai asnjëherë nuk e kishte përmendur fjalën “Jugosllavi” apo fjalët e tjera të përshkruara, transmeton albinfo.ch.

Dhe edhe nëse ai do t’i kishte thënë këto fjalë, ato nuk do të plotësonin figurën e veprave penale e të cilat ai ngarkohet dhe në veçanti atë të diskriminimit racor. Kjo për faktin se: Diskriminimi racor kërkon cenim të dinjitetit njerëzor, si p.sh. mohimi i të drejtës së një personi për të ekzistuar ose etiketimi i tij si inferior.

Dëshmitari, një nga shqiptarët e tjerë të pranishëm në konflikt, i ka bërë akuzuesit një favor duke vënë fjalët fyese në gojën e 74 vjeçarit, thotë më tutje avokati i të moshuarit.

“Shpifje primitive, e motivuar ksenofobike”

Paditësi i pranishëm ka kërkuar që i akuzuari të dënohet sipas urdhrit penal. Megjithatë, gjyqtarija nuk e ka ndjekur këtë kërkesë, por ka ndjekur argumentimin e avokatit mbrojtës dhe ka liruar të akuzuarin nga të gjitha akuzat.
Megjithatë, në vend të kësaj, gjykatësja e ka dënuar të akuzuarin për deklaratën: “Gopfertelli, jugosllavë të mallkuar, zhdukuni në Jugosllavi”, për shkak të veprës penale të fyerjes, e cila nuk bënte pjesë në urdhrin penal, përcjell albinfo.ch. Ajo tha se kjo shprehje “ishte një shpifje primitive, e motivuar ksenofobike, por jo diskriminim racor”.

Më pas edhe dënimi për 74-vjeçarin është ulur ndjeshëm: Gjykata e Qarkut e ka dënuar atë me gjobë me kusht prej 5 njësish ditore prej 100 frangash dhe 100 franga gjobë me një ditë “burg zëvendësues”.

Periudha e provës i ishte caktuar dy vjet dhe ai duhej të paguante një pjesë të shpenzimeve gjyqësore.

Gjykatësja u uroi dy fqinjëve të pranishëm, në grindje, një fundjavë të qetë festive. Personi i dënuar ende mund të apelojë kundër vendimit në Gjykatën e Lartë të Aargaut.